Site icon Telegrafi

Bale: Luajtëm si skuadër, i lumtur me praqitjen

Anëtari i Real Madridit, Gareth Bale, thotë se skuadra e tij kishte qëllim që të mos pësonte gol në gjysmëfinalen e parë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Reali dhe City barazuan pa gola në takimin e parë në Angli dhe tani presin takimin e kthimit në Madrid për të vulosur gjithçka.

“Fokusimi që të mbanim portën e paprekur ishte shumë i rëndësishëm. Do të ishte mirë të realizonim një gol, por nuk ndodhi. Jemi të lumtur me paraqitjen dhe presim takimin e kthimit në Bernabeu. Donim të mësonim nga gabimet e bëra ndaj Wolfsburgut. Ishte performancën e disiplinuar”, ka thënë Bale për BT Sport, transmeton koha.net.

Bale thotë se Reali luajti në formë ekipore edhe pse ishte pa yllin kryesor Cristiano Ronaldon, që ishte i lënduar, transmeton koha.net.

“E dinim se Ronaldo ishte lënduar, por lojtarët që luajtën bënë punë fantastike. Punuam bashkë dhe të bashkuar si skuadër. Jemi shumë të fortë në shtëpi dhe na pëlqen të shënojmë gola atje”, ka shtuar uelsiani.

Exit mobile version