Telegrafi

Bale: La Liga më e mirë se Premier Liga

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, thotë se La Liga spanjolle është më e avancuar se Premier Liga angleze.

Uelsiani kaloi gjashtë sezone te Tottenhami në Angli, para se të kalonte te Real Madridi në verën e 2013-s.

Lexo më shumë: Kështu duket fusha në San Siro para finales së madhe

26-vjeçari ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit gjatë sezonit të parë në Bernabeu, ndërsa deri tani ka shënuar 58 gola në 122 paraqitje për gjigantin spanjoll.

“Gjëja më e madhe është se ka më shumë taktikë dhe teknikë këtu. Loja me pasime është më e avancuar. Gjithçka është taktike, trajnerët gjithmonë kanë plane. Në Premier Ligë është shumë lojë fizike. Sidomos tani që Premier Liga është e hapur, çdo ekip mund ta mposhtë secilin”, ka thënë uelsiani për “BT Sport”.