Telegrafi

Bale kthehet në stërvitje me Realin

Gareth Bale i është kthyer stërvitjeve të plota me Real Madridin që prej lëndimit.

Ky lajm është i mirëpritur për Julen Lopeteguin, që e ka pasur uellsianin lojtarin në të cilin është mbështetur për gola.

Bale u lëndua ndaj Alavesit në atë që ishte humbje e hidhur për mbretërit.

Bale kishte një lëndim muskulor dhe as për Uellsin nuk u paraqit në ndeshjet e kombëtareve.

Sulmuesi 29 vjeçar u duk në top formë në një video të publikuar nga Real Madridi.

Bale dhe Reali kthehet në aksion këtë të shtunë para duelit ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/