Telegrafi

Bale: Ka qenë vështirë, por tash jam kthyer

Gareth Bale është i kënaqur me suksesin e Real Madridit në periudhën sa ai ka munguar, ndërsa është gëzuar shumë pas kthimit në fushë.

Uellsiani ishte njëri prej golashënuesve në fitoren prej 2-0 të Los Blancos kundër Espanyolit.

“Është gjë e mirë që jam kthyer për t’i ndihmuar skuadrës, pas angazhimit të madh për tre muaj (duke u rikuperuar). Tifozët ishin të mahnitshëm. Dashuria e tyre dhe duartrokitjet, më bënë të ndihesha për mrekulli”.

“Po, ishte e vështirë që të qëndroja pa luajtur gjatë gjithë kësaj kohe, por nuk ndihesha shumë keq pasi ekipi po fitonte. Ajo që ka rëndësi është skuadra”.

“Mendoj se do të kem nevojë për disa javë më shumë që të rikuperohem plotësisht dhe shpresoj që të jem në maksimumin tim sa më parë, për t’i ndihmuar ekipit”, është shprehur Bale.

Real Madridi është një krye të La Ligas me katër pikë më shumë se përcjellësi i parë (Barcelona), ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/