Telegrafi

Bale jo dy muaj, por katër jashtë fushave

Real Madridit do të ndjejë mungesën e Gareth Bale deri në muajin prill.

Sulmuesi uellsian qe u dëmtua në nyje të këmbës në ndeshjen me Sporting Lisbonë duke iu nënshtruar edhe një operacioni, fillimisht u mendua se do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 2-3 muaj.

Por nga ekzaminimet e fundit mjekësore rezulton se koha e riaftësimit të tij zgjatet në 4 muaj.

Kjo do të thotë se Bale do të humbasë 25 ndeshje në këtë sezon.

Përveç El Clasicos të së shtunës, Bale do të mungojë në 14 përballje të La Ligës, Botërorin e Klubeve, 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, ndërsa në Kupën e Mbretit do të jetë vetëm në finale, nëse Reali i Madridit do të mund të arrijë deri në këtë fazë, transmeton tch.

Gareth Bale do të duhet të mbajë të palëvizur për 10 ditë nyjën dhe për këtë arsye gjatë kësaj periudhe ai do të qëndrojë në Cardiff përpara se të kthehet në Madrid për të nisur fazën e riaftësimit.