Telegrafi

Bale: Jemi si robotë, na tregojnë edhe se kur duhet të hamë

Gareth Bale . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, do të jetë pjesë e dokumentarit të ‘BT Sports Films’ që do të publikohet me 29 maj.

Edhe pse luajnë në nivel të lartë, Bale e ka shpjeguar se si është e vështirë të jesh pjesë e kësaj bote.

“A është e vështirë? Absolutely. Si sportist profesionist, pjesë e një klubi, nuk mund a zgjedh orarin sikurse të luash golf apo tenis”.

Gareth Bale te Real Madridi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

“Është sikur ne në thelb te jemi vetëm robotë”.

“Na tregojnë se ku duhet të jemi, kur të jemi atje, kur duhet të hamë dhe kur duhet të raportojmë te trajneri. Është sikur të humbasësh lirinë tënde në një farë mënyre”.

Lexo po ashtu Bale drejt rikthimit në Ligën Premier, Reali nuk llogarit në shërbimet e tij dhe është gati ta ulë çmimin e lojtarit

“Ju nuk mund të vendosni se çfarë doni të bëni dhe kur doni të bëni atë” vazhdon tregimi i Bale.

“Nga ana tjetër, mendoj se një karrierë në futboll është e shkurtër sa duhet t’i sakrifikosh disa gjëra. Kur je fëmijë e ke më të thjeshtë pasi luan për dëshirë, por kur bëhesh profesionist, ekzistojnë të gjitha llojet e presionit”.

Bale te Real Madrid . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

“Pritjet, njerëzit që thonë gjëra negative. Humbet dëshira që e ke për lojën sikurse je fëmijë”, ka thënë Bale.

Ai do të jetë pjesë e kombëtares së Uellsit për ndeshjet e radhës. /Telegrafi/