Nga vendlindja e tij, Gareth Bale, ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, duke thënë se ishte i zhgënjyer.
Zinedine Zidane e kishte la atë në bankë, gjë që e kishte mërzitur jo pak uellsianin.
“Isha i zhgënjyer, e kam thënë më parë, pasi nuk isha startues”.
“E dija që mund të isha i rëndësishëm në këtë ndeshje, por kështu e ka kjo lojë”.
Në fund mbahet mend goli i bukur i tij i shënuar në këtë ndeshje.
“Ishte e shkëlqyer që shënova ashtu, emocion i pastër, është një nga ato gjëra që nuk mendoni, thjesht e bëni”.
“Gjithmonë kam dashur të shënoj me një goditje të tillë, por të shënosh në këso rastesh… patjetër që ishte vendi i duhur për ta bërë”, ka thënë Bale.
Real Madridi në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1. /Telegrafi/