Telegrafi

Bale i ngazëllyer me het-trikun e parë

Spursat shënuan fitore prej 4-0 kundër Aston Villas, ndërsa uellsiani shënoi tre nga katër golat e takimit, golin tjetër e realizoi Jermain Defoe.

“Ishte e shkëlqyeshme të shënoja gola dhe het-trikun tim të parë në Ligën Premier, por më e rëndësishme ishte fitimi i tri pikëve”, ka shkruar Bale në Twitter.

Tottenhami mban pozitën e katërt në tabelë me dy pikë më pak se Chelsea në vend të tretë, por Blutë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/