Telegrafi

Bale i gatshëm për Super Kupën Evropës (Video)

Gareth Bale mund të paraqitet kundër Sevillas.

Kështu raportojnë mediat spanjolle, të cilat i referohen burimeve brenda klubit.

Bale kishte pësuar një lëndim gjatë evropianit të futbollit me kombëtaren e Uellsit, ndërsa sulmuesi ka shumë gjasa të paraqitet në Super Kupën e Evropës.

Vlen të ceket se shkaku i lëndimit, Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen kundër skuadrës së Sevillas. /Telegrafi/