Telegrafi

Bale i gatshëm për Napolin

Gareth Bale është pranë rikthimit. Uellsiani i cili u dëmtua në nëntor do të vijojë stërvitjen me grupin që këtë javë.

Mediat në Spanjë, që janë pranë Realit të Madridit, raportojnë se nyja e dëmtuar e këmbës së djathtë nuk i shkakton më dhimbje uellsianit.

Trajneri Zinedine Zidane shpreson ta ketë të gatshëm në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

Një takim që do të luhet në “Santiago Bernabeu” më datë 15 Shkurt.

Bale u dëmtua në takimin kundër Sportingut dhe pas ekzaminimeve iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe tashmë pas rreth 2 muaj e gjysmë do të jetë në fushë për Realin e Madridit. /Telegrafi/