Uellsiani ka folur për mediat gjermane para takimit mes Bayern Munichut dhe Real Madridit.
Gareth Bale pranon se do të donte të luante më shumë dhe të realizonte gola ndërsa nuk e përjashton mundësinë e kalimit te gjiganti gjerman.
“Të jemi të sinqertë, gjithmonë dua më shumë. Me këtë dua të them paraqitje dhe gola”, tha Bale.
Ai nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen ndonjë klub mund të paguajë 500 milionë euro për një lojtar, një shumë që përputhet me klauzolën e heqjes së saj.
“Mendoj se është e mundur, kush do të kishte besuar dhjetë vjet më parë se një lojtar do të kushtonte 222 milion euro”, tha ai.
Bale u pyet gjithashtu për një nënshkrimin hipotetik me Bayernin “Në futboll nuk mund të thuash asnjëherë kurrë. Për momentin luajë në Madrid dhe më pëlqen futbolli. Bayern ka një ekip fantastik dhe në të kaluarën ka qenë gjithmonë një nga ekipet me më të suksesshme në Evropë. Lidhja e emrit tim me këtë klub është një nder për mua, por tani për tani jam lojtar i Realit”, pohoi ish-lojtari i Tottenham Hotspur.
Ndryshe, takimi mes Bayernit dhe Juventusit do të zhvillohet sot me fillim në ora 20:45 në Allianz Arena. /Telegrafi/