Gareth Bale beson se Real Madridit iu mohua një penallti ndaj Wolfsburgut.
Uellsiani beson se në atë u shkaktua faull, por ai e pranon se nuk merituan fitoren.
“Kishte një faull në mua brenda zonës së rreptësisë, ishte e qartë”.
“Por, gjyqtari nuk dha penallti. Nuk ka justifikime, nuk ishim në nivel”, ka thënë Bale pas ndeshjes.
Ndeshja e kthimit luhet në Santiago Bernabeu pas një jave. /Telegrafi/