Telegrafi

Bale e zgjedh lojtarin më të shpejtë të Real Madridit, nuk është Ronaldo (Video)

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, ka folur për Goal duke treguar se cili është futbollisti më i shpejtë në Real Madrid.

Përgjigja e tij do të hidhëroj paksa Ronaldon, që sipas Bale është i dyti në skuadër sa i përket shpejtësisë.

“Lojtari më i shpejtë? Pa mua? Raphael Varane ose Cristiano Ronaldo”.

Përgjigja nuk është e çuditshme pasi mbrojtësi 23-vjeçar është i njohur për shpejtësinë e tij.

Ai në ndeshjen e fundit e mposhti në dyluftim Pierre-Emerick Aubameyangun, ndërsa në të shkuarën të njëjtën gjë e kishte bërë edhe me Leo Messin. /Telegrafi/

Varane vs Messi

Varane vs Aubameyang

https://www.youtube.com/watch?v=YxjSrciwFp0