Telegrafi

Bale e Casemiro në shënjestër, Reali në epërsi të dyfishtë (Video)

Real Madridi e ka zhbllokuar rezultatin në takimin që po e zhvillo si mysafir i Deportivo La Corunas duke i shënuar dy gola të shpejtë.

Zhvillohej minuta e 20-të kur Los Blancos arritën te goli i epërsisë.

Gareth Bale reagoi më së miri në zonë pas përpjekjeve të lojtarëve mysafir dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Shumë shpejt u realizua edhe goli i dytë nga vizitorët. Casemiroi e dyfishoi epërsinë (27’).

Skuadra e Zinedine Zidane do ta kërkojë fitoren në këtë ndeshje kur kihet parasysh se Barcelona e fitoi ndeshjen e parë sezonale në La Liga. /Telegrafi/