Real Madridi e ka zhbllokuar rezultatin në takimin që po e zhvillo si mysafir i Deportivo La Corunas duke i shënuar dy gola të shpejtë.
Zhvillohej minuta e 20-të kur Los Blancos arritën te goli i epërsisë.
Gareth Bale reagoi më së miri në zonë pas përpjekjeve të lojtarëve mysafir dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Shumë shpejt u realizua edhe goli i dytë nga vizitorët. Casemiroi e dyfishoi epërsinë (27’).
Skuadra e Zinedine Zidane do ta kërkojë fitoren në këtë ndeshje kur kihet parasysh se Barcelona e fitoi ndeshjen e parë sezonale në La Liga. /Telegrafi/