Gareth Bale dhe Sergio Ramos janë kthyer në trajnimin e parë me ekipin pasi humbën ndeshjen e tyre në udhëtim te CSKA Moska në mesjavë.
Real Madridi humbi me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e tyre të grupeve ndaj skuadrës ruse, CSKA.
Megjithatë, humbja e Mbretërve erdhi pasi patën mungesa të mëdha në formacion.
Bale nuk ishte rrezikuar për udhëtimin e Ligës së Kampionëve të Madridit këtë javë pasi ai pati një problem në muskuj gjatë barazimit 0-0 me rivalët e Atletico Madridit.
💪 Time to train! Today's session at #RMCity is underway! #RMTV pic.twitter.com/Vpw3EAIKUg
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 5, 2018
Ramos u pushua gjithashtu për ndeshjen pasi pati një problem të shpatullave në humbjen e fundit 3-0 në Sevilla, pavarësisht se luajti në derbin e Madridit.
Por, tani dy yjet e klubit mbretëror janë rikthyer në stërvitje me skuadrën sot (e premte) gjatë ditës.
Është vet klubi spanjoll që ka njoftuar rikthimin e Bale dhe Ramos në stërvitje me skuadrën.
Në anën tjetër, Dani Carvajal, Isco dhe Marcelo mbeten ende të pa-disponueshëm për trajnerin Julen Lopetegui. /Telegrafi/