Telegrafi

Bale dhe O’Neill fitojnë çmimet e muajit

Bale shënoi dy ndeshje të rëndësishme të Tottenhamit këtë muaj, si kundër Arsenalit ashtu edhe kundër Chelseat dhe u tregua vendimtar në fitoren ndaj këtyre dy ekipeve të kreut të tabelës (të dyja ndeshjet përfunduan 2-1 në favor të Spurs).

Ndërkohë Aston Villa, e drejtuar nga Martin O’Neill, ka ringjallur shpresat për një vend në garën më të famshme evropiane, Ligën e Kampionëve, duke shënuar katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e muajit Prill. /Telegrafi/