Telegrafi

Bale aspak i lumtur me qëndrimin në stol, nuk i gëzohet golit të parë të Real Madridit

Cristiano Ronaldo shkëlqeu me Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, ku shënoi dy herë kundër Juventusit.

Por ajo që iu bën përshtypje medieve spanjolle është mos reagimi i Gareth Bale në golin e shënuar në minutën e tretë.

Zinedine Zidane e la në bankë ish futbollistin e Tottenhamit, i cili nuk festoi për golin, për dallim nga Lucas Vazquez, Marco Asensio dhe Mateo Kovacic.

Ky gjest dhe vendimi për ta lënë në bankë do t’i ndez spekulimet se Bale mund të largohet nga klubi në verë.

Vendimi për ta lënë në bakë për shumë kë u duk i pakuptimtë pasi ai ë fundjavë shënoi dy herë ndaj Las Palmasit.

Kamerat e ‘Champions Total’ që ishin të përqendruara në stolin e Los Blancos, fotografuan Balen me pamje të ftohtë që mezi duartrokiti për golin e Ronaldos.

Ndeshja kthyese mes Real Madridit dhe Juventusit zhvillohet pas një javë, ku mund të ketë minuta për Balen. /Telegrafi/