Telegrafi

Bale apo Ronaldo, ja cilin preferon më shumë Maradona

Sot luhet gjysmëfinalja e parë e Euro 2016 mes Portugalisë dhe Uellsit, e cila është edhe një përballje mes dy sulmuesve të Real Madrid: Cristiano Ronaldo vs Gareth Bale.

Një opinion për këtë gjë ka dhënë edhe ikona e futbollit argjentinas dhe atij botëror, Diego Armando Maradona.

“Për mendimin tim, Bale ka kontribuar më shumë për kombëtaren e tij se Ronaldo në Europian, ndaj uellsiani e meriton të avancojë në finale. Kjo sfidë mes tyre ka për të qenë shumë e bukur në aspektin individual, pasi janë sulmues që shënojnë, kontrollojnë topin dhe mund të bëjnë diferencën në fushë.

Deri më tani, Bale ka qenë më vendimtar për Uellsin, që ka arritur një rezultat pozitiv, ndërsa Ronaldo shpesh ka zhgënjyer”, tha Maradona.