Telegrafi

Bale aktualisht ka shënuar po aq gola sa Ronaldo Nazario te Real Madridi

Gareth Bale e ka shpëtuar Real Madridin në fundjavën e kaluar nga humbja prej Villarealit me dy golat e shënuar.

Ylli uellsian që ishte pjesë kryesore e thashethemeve në këtë afat kalimtar, i fitoi një pikë Zinedine Zidanes me dy golëshin e tij.

Mirëpo, 30-vjeçari në sekondat e fundit të ndeshjes kishte një moment të hidhur, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në ndeshje.

Ronaldo Nazario (Foto: Getty Images/Guliver)

Me dy golat e shënuar ndaj Villarealit, uellsiani tani ka po aq gola sa ka legjenda e Los Blancos, Ronaldo Nazario.

Lexo po ashtu Katër gola dhe një karton i kuq në ndeshjen në mes të Villarealit dhe Realit që përfundoi pa fitues

Dyshja tani kanë 104 gola, mirëpo Bale do ta ketë mundësinë që ta kalojë legjendën braziliane, pasi ka gati një sezon të plotë në Santiago Bernabeu.

Këtë numër të golave, uellsiani i arriti në 234 paraqitje, 50 më shumë se Ronaldo Nazario që konsiderohet legjendë e klubit, e Bale ende nuk cilësohet si një i tillë. /Telegrafi/