Alec Baldwin nuk po ndalet së ngacmuari presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Aktori hollivudian ka bërë disa skeçe duke i përqeshur deklaratat dhe zotimet e Trump, ndërsa këtë herë ka vendosur ta imitojë me një kapelë.
Gjatë fushatës elektorale, mbështetësit e presidentit të ardhshëm amerikan kanë mbajtur kapela me mbishkrimin: “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe” (në anglisht).
Ndërsa dallimi është se në kapelën e Baldwin, motoja është e shkruar në rusisht. /Telegrafi/