Aktori i famshëm amerikan, Alec Baldwin, është kthyer në emisionin Saturday Night Live dhe ka bërë një skeç për Donald Trumpin, pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Baldwin shfaqet në rolin e presidentit të zgjedhur, i cili sillet në mënyrë të pazakontë dhe në ankth, për planet që duhet të bëjë si president, ndërsa për qetësim thotë mantrën: “Gjokse të mëdha dhe ndërtesa”.
Si pjesë e skeçit, ai vendos që të thyejë premtimin parazgjedhor për deportimin e 11 milionë emigrantëve pa dokumente.
Kujtojmë se para zgjedhjeve, Baldwin kishte thënë se do të tërhiqej nga pjesëmarrja në emisione të këtilla, porse do të kthehej vetëm në rast se Trump shpallej president.
Skeçin e tij e kishte shikuar edhe vet Trump, i cili ka komentuar në Twitter: “E pashë një pjesë të Saturday Night Live sonte. Skeçi është krejtësisht i njëanshëm dhe nuk është aspak interesant”. /Telegrafi/
I watched parts of @nbcsnl Saturday Night Live last night. It is a totally one-sided, biased show – nothing funny at all. Equal time for us?
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 20, 2016