Site icon Telegrafi

Balayage kalifornian, trendi i preferuar i momentit

Pas ombreve, highlights dhe balayage u bënë termat më të dëgjuar në çdo sallon bukurie

Në fakt efekti që u japin flokëve këto ndryshime, ndonëse minimalist, është menjëherë i dukshëm.

Balayage-i është krijuar që prej vitit 1970 në sallonin Dessange Paris. Në modelin balayage, rrënja qëndron e paprekur dhe pjesa tjetër e flokut lyhet në mënyrë të tillë që fillon edhe çelet, sidomos drejt majave.

Me kalimin e viteve ky model ka evoluar dhe është perfeksionuar. Sot, një tjetër model pak më ndryshe nga balayage klasik, është kthyer në trend. Ai është Californian Balayage.

Ky trend erdhi fillimisht nga Jack Howard, që ndryshe njihet si mjeshtri i balayage-it.

Jack, specialist i bojrave të flokut në L’Oreal në Londër, thotë se kjo teknikë është një mishërim shumë më i rënduar i një balayage-i klasik.

Ideja konsiston në vendosjen e një nuance pak më të hapur në fillimin e flokëve dhe një nuancë ndryshe në pjesën tjetër.

Famën e menjëhershme këtij stili ja dhanë influencuesit e rrjeteve sociale si Jeffree Star apo Kylie Jenner, shkruan Anabel.

Nëse doni një ndryshim të këndshëm gjatë verës, apo një pamje më dramatike, ky model mund të jetë një zgjidhje e mirë, por tregohuni të kujdesshëm në përzgjedhjen e parukierit/es që të mos përfundoni kështu:

/Telegrafi/

Exit mobile version