Telegrafi

Balancohet thirrjet në Vala, një minutë kalon në 9 cent

Bazuar në një njoftim zyrtar të kompanisë, edhe pas këtij harmonizimi të tarifave gjatë ditës Vala vazhdon të jetë operatori i cili ofron çmimet ma të lira të komunikimit në vend.

“Ndërkohë gjatë kësaj jave ku do të kemi edhe 2 ditë festa zyrtare do të kemi plote katër ditë të plota apo 96 orë ndërkohë që do të aplikohet vetëm tarifa off peak prej 4 cent dhe tarifa exta of peak 2 cent”.

Përveç kësaj operatori publik Vala ka njoftuar se në ditët në vijim do të dal në treg më produkte të reja të cilat do të jenë të dizajnuara për të kënaqur kërkesat e grupeve të ndryshme të konsumatorëve, si të adoleshentëve, studentëve dhe grupeve tjera.

“Vala do të lansoj në treg shumë shpejt edhe numrat e rinj me numeracionin e ri 045 që do të jetë një risi tjetër për konsumatorët tanë”.

Ndërkaq sa i përket konsumatorëve aktiv, sipas njoftimit zyrtar të Vala-s ata llogariten të jenë rreth 900 mijë dhe një gjë e tillë është mundësuar pas pothuajse përfundimit të fazës së 5 të zgjerimit të kapaciteteve në Vala e cila i jep mundësi kompanisë të ketë deri në 1 milion e 200 mijë konsumatorë.

“Menjëherë pas përfundimit të kësaj faze në PTK kanë nisur përgatitjet për fazën 6 të zgjerimit të Vala ku do të kemi deri ne 1 milion e 800 mijë konsumatorë. Të gjitha këto tregojnë përkushtimin maksimal që menaxhmenti aktual në krye me ke kryeshefin ekzekutiv Shyqyri Haxha po bëjnë me qëllim të ngritjes së vlerës së PTK e cila është pasuri e Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/