Bekim Balaj po vazhdon me gola në ndeshjet miqësore me skuadrën e re Terek Grozni.
Pas golit në sfidën e parë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në një tjetër ndeshje miqësore.
Skuadra e tij fitoi 2-0 ndaj Haladas. Interesant është fakti që Balaj i shënoi portierit veteran Gabor Kiraly, i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me prezencën në Evropian.
Portieri i Hungarisë u thye nga shqiptari me një goditje të bukur me kokë. Pas një krosimi nga e djathta.