Telegrafi

Balaj: Shteti s’më mbron

“Ka disa ditë që unë nuk jam e rregullt në vendbanimin ku kam jetuar. Më shumë po lëviz te të afërmit e mi. Këtë e bëj për shkaqe sigurie”, ka thënë Balaj. Shteti, sipas saj, nuk e ka ndërmarrë as më të voglin hap që ta mbrojë jetën e saj.

“Nuk është e vërtetë se mua më kanë ofruar mbrojtje. Krejt çka më ka kërkuar policia është raportimi i çdo lëvizje të dyshuar”, ka bërë të ditur Balaj.

Me gjithë kërcënimin e marrë, ajo ka thënë se nuk e ka ndërmend ta ndalë aktivitetin e saj. Balaj ia ka zënë për të madhe edhe kryeministrit Hashim Thaçi i cili për rastin ka reaguar vetëm pas insistimit të ndërkombëtarëve. Por ajo ka parë gjëra pozitive nga ky reagim.

Ka thënë se partia në pushtet duket se ka ndryshuar qëndrim dhe do ta votojë ndryshimin e ligjit kur të hyjë në Kuvend për lexim të dytë. /Telegrafi/