Bekim Balaj ka shënuar edhe golin e dytë për Terek Groznyn në Rusi.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka shënuar një gol të bukur me kokë në ndeshjen që skuadra e tij, Terek Grozni po e mund 2:1 Rostovin.
Ky është goli i dytë i sulmuesit shkodran në kampionatin rus.
Ai në këtë verë kaloi në Rusi nga Rijeka e Kroacisë, ku ishte njëri nga sulmuesit më të dalluar në kampionat. /Telegrafi/