Liridon Balaj dhe Donat Rrudhani kanë vazhduar shkëlqimin në Challange League të Zvicrës.
Dy sulmuesit nga Kosova kanë gjetur golat në fitoren e madhe të Aaraut në udhëtim te Xamax me rezultat 0-3.
Ish-anëtari i Besës së Pejës, Liridon Balaj hapi serinë e golave në minutën e 30-të, kur shënoi pas asistimit nga Schneider për 0-1.
Ndërkohë Rrudhani golin e gjeti në minutën e 84-të për rezultatin përfundimtar 3-0 në të mirë të skuadrës së tyre Aarau.
Me këtë fitore Aarau mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 56 pikë, vetëm një më pak se lideri Schaffhausen që po kërkojnë rikthimin në elitën e futbollit zviceran.
Për Balajn ky ishte goli i pestë në kampionat teksa ka edhe dy asistime, në anën tjetër Rrudhani ka realizuar tetë gola e ka asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/