Telegrafi

Balaj asiston në fitoren e Terekut

Bekim Balaj di të jetë protagonist në një ndeshje edhe kur nuk arrin të shënojë.

Sulmuesi shqiptar ka lënë shenjën e tij në fitoren që Terek Grozni arriti të marrë në “shtëpi” ndaj Krasnodarit.

Në ndeshjen qe u mbyll me shifrat 2-1, Balaj nuk arriti të shënojë gol por gjithsesi ishte protagonist. Shkodrani dha asistin e golit të parë të ndeshjes për ekipin e tij.

“Bomberi” shkodran luajti për 89′ minuta në këtë sfidë, ndërsa më pas u zëvëndësua. Ndërkohë pas kësaj fitoreje, Tereku rikthehet në vendin e katërt në kampionat.