Telegrafi

Bakteret të cilat ndihmojnë në mësim

Mycobacterium vaccae është bakteri i cili në mënyrë të natyrshme gjendet në tokë, ndërsa njerëzit në varësi prej rrethanave e thithin ose e futin në organizëm gjatë qëndrimit në natyrë.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se si kur Mycobacterium vaccae iu është dhënë minjve, kjo ka stimuluar rritjen e neuroneve në tru, që ka rezultuar me nivele të rritura të serotoninës.

Duke marrë parasysh se serotonina ka rol në proceset e mësimit, shkencëtarët kanë shtuar baktere në ushqimin e minjve dhe kanë vlerësuar aftësinë e tyre për t’u gjendur në një labirint. Rezultatet kanë treguar se si minjtë që kanë konsumuar baktere e kanë gjetur rrugën në labirint dyfish më shpejt dhe pas kësaj kanë treguar më pak shenja të shqetësimit për dallim prej minjve që nuk kanë konsumuar baktere.

Edhe pse efekti i baktereve është afatshkurtër, ky hulumtim hedh dritë në ndikimin e ambientit, respektivisht hapësirës së jashtme në procesin e mësimit dhe pohon efektin pozitiv të mësimit në hapësirë. /Telegrafi/