Telegrafi

Bakteret në ushqim- miq të shëndetit?

Nga kjo mund të konkludojmë se jemi më shumë baktere sesa njerëz. Bakteret kanë role të ndryshme në organizmin tonë, që nga tretja e ushqimit e deri te mbrojtja nga patogjenët që shkaktojnë sëmundje.

Një studim i shkencëtarëve francezë, ka zbuluar se ushqimi përcakton llojin e baktereve që zhvillohen në zorrët tona. Kështu, bakteret nga zorrët e japonezëve dallojnë nga bakteret e banorëve të SHBA-ve.

Duke qenë se gjeneratat në Japoni me mijëra vite kanë konsumuar alga, ka ardhur deri të trashëgimi i materialit gjenetik, me ç’rast bakteret e tyre e kanë zhvilluar aftësinë për tretjen e algave dhe me sukses kanë përparuar në organizmin e njeriut.

Shkencëtarët thonë se në kohën e tashme, ushqimi përmban shumë më pak baktere për shkak të shkallës së lartë të higjienës. Edhe pse higjiena më e mirë e ka zvogëluar shpeshtësinë e paraqitjes së sëmundjeve të ndryshme, ushqimi steril megjithatë ndërron përbërjen mikrobiologjike të organizmit që mund të ndikojë në shëndet. /Telegrafi/