Telegrafi

Bakteret gjithnjë e më rezistuese ndaj barnave

Studiuesit mendojnë se arsyeja që ilaçet nuk po bëjnë më efekt është ose ngaqë pacientët po marrin shumë antibiotikë, duke dobësuar fuqinë e ilaçit, ose duke e lejuar bakterin të ndryshojë, ngaqë mjekimi nuk merret deri në fund.

Në një spital të Floridës, mjekët u habitën kur panë rastin e një të sëmuri me tuberkuloz të një tipi agresiv, ndaj të cilit antibiotikët nuk bënin efekt. Studiuesit janë të një mendimi, se është keqpërdorimi i ilaçeve që i ka ndihmuar bakteret të krijojnë rezistencë.

Kjo ka ndodhur edhe me malarien në Kamboxhia, ku mjekimet nuk japin efekt në kurimin e sëmundjes. Vitet e fundit fermerët kanë përdorur përherë e më tepër antibiotikë te bagëtia. Por ndërsa ilaçet i mbrojnë kafshët nga sëmundjet, ato mund të shkaktojnë në të njëjtën kohë infeksione rezistente ndaj tyre, duke i vënë kështu fermerët dhe konsumatorët në rrezik.

Mjekët në Shtetet e Bashkuara thonë se është jetike që të bëhet më tepër për t’u siguruar që njerëzit të mbrohen nga këto mikroorganizma vdekjeprurës. /VoA/Telegrafi/