Shkencëtarët iu kanë dhënë minjve eksperimentalë ushqim të pasur me molla, lëng mollësh apo ushqim të kontrolluar.
Duke analizuar mikroflorën normale të minjve, është vërejtur numër shumë më i madh i “baktereve të mira” te minjtë të cilët kishin konsumuar molla.
Për këtë efekt pozitiv të mollëve konsiderohet meritor pektina, të cilën e përmban molla, ndërsa krijon kushte të përshtatshme për mbajtjen e baraspeshës së baktereve në organizëm. /Telegrafi/