Site icon Telegrafi

Baksuzja

Pas një muaj në komë, zgjohet Rrusta dhe e sheh Fazën duke qarë pranë krevatit të tij.
– Fazë, afrohu pak të të them diçka.
Faza, lumturohet:
– Çka ke Rrusta im i dashur?
– A të kujtohet kur e pata humb vendin e punës dhe të gjithë më përqeshnin, e vetëm ti ishe pranë meje?
– Më kujtohet.
– E a të kujtohet kur e pata nis biznesin privat dhe më dështoi, edhe atëherë vetëm ti ishe pranë meje?
– Më kujtohet.
– E a të kujtohet kur pata aksident dhe ti nuk pate shkuar në shtëpi nga spitali, mirëpo tërë kohën ishe pranë meje?
– Më kujtohet.
– E a të kujtohet kur më patën plagosur, edhe atëherë ishe pranë meje?
– Më kujtohet.
– Edhe tash, pas kësaj fatkeqësie, ti ishe pranë meje?
– Natyrisht.
– E a e di çka kam kuptuar moj Fazë unë?
– Çka zemër?
– Fazë, unë ty të kam baksuz!

Exit mobile version