Telegrafi

Bakshish më së shumti lënë amerikanët

Për shumicën e turistëve evropianë, bakshishi është një traditë që duhet të ruhet. Nga turistët evropianë 62 % e anglezëve, 58 % e francezëve dhe 44 % e italianëve janë deklaruar në favor të bakshishit, ndërsa gjysma e spanjollëve mendojnë se duhet përfshirë në faturë. 

Shumë turistë rregullisht lënë bakshish. Këtë e bëjnë 43 % e anglezëve, 31 % e francezëve, 22 % e italianëve dhe 20 % e spanjollëve.

Bakshishet më të mëdha i marrin pastrueset e hotelit, të cilave turistët mesatarisht i japin rreth 5 euro. Pasojnë bartësit e valixheve, portierët dhe recepsionistët, të cilët marrin rreth 2 euro.