Site icon Telegrafi

Bakoyannis: Zgjidhja e emrit gjithnjë e më pak e mundshme, s’kemi besim te Tsipras

Sipas Dora Bakoyannis, ish-shefe e diplomacisë greke, perspektiva për një zgjidhje serioze të çështjes së emrit është duke u zvogëluar.

Në intervistën e saj për “Real FM”, Bakoyannis thotë se Qeveria greke kishte mundësi që ta zgjidh këtë problem, por me mënyrën se si menaxhohen bisedimet, rruga nuk çon gjëkundi.

Sipas saj, Qeveria greke është e ndarë në tre grupe, prandaj nuk ka seriozitet. Ajo thekson se pozicioni me partnerin e koalicionit, Panos Kamennos dhe vendimi për një strategji kombëtare, si rezultat solli mungesën e besimit në Kryeministrin Alexis Tsipras./Telegrafi/

Exit mobile version