U cek gjithashtu se në periudhën e fundit është vërejtur një varg i parregullsive sa i përket prodhimit të bakllavasë, apo tentimi i mashtrimit të konsumatorëve ashtu që në prodhimin e saj përdoren disa materiale të caktuara imituese.
Kështu, disa prodhues në vend të fëstëkut të gjelbër përdorin bizele të thata në pluhur ose produkte të tjera bimore, dhe në vend të gjalpit përdorin trans yndyra dhe materiale të tjera imituese.
Me adaptimin e standardeve TSE është përcaktuar qartë rregullorja në përdorimin e ushqimeve për të bërë bakllava, si dhe mënyrat e përgatitjes së saj duke e marrë parasysh që bakllavaja në rajonet turke përgatitet në mënyra të ndryshme.
Përndryshe, bakllavaja është ëmbëlsirë me origjinë orientale, e cila bëhet me shtresimin e jufkave me brumë të hollë, në disa petë, zakonisht dhjetë ose më shumë shtresa mes të cilave shtohet një përzierje e arrave të bluara dhe brumit alternativ të imtësuar mirë, të quajtur tirit. Ajo pritet në copa që janë të ngjashme me rombin. Pas pjekjes së zgjatur në temperaturë të ulët, i hidhet sherbeti (uji i ëmbëlsuar), i cili përgatitet duke e zier ujin dhe sheqerin.
Bakllavaja është një pjatë tradicionale edhe në Ballkan, sikurse dhe në Orient. Bakllavaja edhe tek ne konsiderohet tradicionalisht ëmbëlsirë për festa të veçanta, dhe përgatitet sidomos për Bajram.