Festa e Bajramit sjell një atmosferë gëzimi që përcillet shpesh edhe me angazhime të shumta familjare e sidomos kur flasim pas një muaji sakrifice të agjërimit.
Dihet se festën e Bajramit, e karakterizon dreka familjare e cila mbledh së bashku gjithë familjen duke qenë falënderues ndaj të mirave që i sjell Zoti.
Mesazhi më i bukur i kësaj feste është pikërisht përreth tavolinës suaj dhe sa herë e mendoni se si do të duket ajo gjatë kësaj feste, mos harroni të kujtoni edhe vendin e familjes tuaj, aty ku mund të drejtoheni dhe të i keni të gjitha ato që dëshironi në sofër gjatë kësaj dite.
Duke nisur me aksionet e ndryshme që do të jenë gjatë kësaj jave në Albi Markete kur e gjithë familja shijojnë festën: cilësia, shërbimi, pastërtia, çmimet dhe ofertat e shumta ditore vazhdojnë të na veçojnë nga të tjerët.
Është “Furra Albi” ajo ku ju mund të keni një qasje të lehtë të përzgjedhjes së gjërave që dëshironi ti keni, duke filluar nga shumëllojshmëria e pjekurinave pa aditiv, të përgatitura me një shije delikate.
Ajo që e karakterizon më shumë përzgjedhjen tuaj për të vizituar Albi Hipermarket pikërisht gjatë kësaj feste është “Bakllava” e përgatitur në mënyrën më të mirë, si në kushte shtëpiake me petë të holluara, me një përkushtim maksimal duke ju servuar një shije të parrezistueshme të saj, të përgatitur nga gratë që kanë eksperiencë në përgatitjen e bakllavës, duke ju dhuruar një shije të pazëvendësueshme sa herë që flasim për krahasime, ngase përgatitja që bëhet nga duart e tyre fillimisht është brumosur në kushte familjare.
I bashkangjesim kësaj përgatitje edhe ëmbëlsirat e shumta të cilat edhe mund ti porosisni paraprakisht.
Po ashtu ofrojmë për ju edhe mish 100% të freskët të viçit me vlera të larta ushqyese, i përgatitur me shumë përkushtim nga stafi profesional në Albi Market.
Që mos të mungojë në tavolinën tuaj edhe mishi i pulës, ne ju ofrojmë që të shtoni në drekën festive edhe pulat Tik-Tik, rritja e të cilave bëhet me ushqim 100% natyral si misër, grurë, soje, pa hormone dhe antibiotikë.
Gjatë paketimit zbatohen kushte të larta higjieno-sanitare sipas standardeve të komunitetit evropian.
Që tavolina juaj të ketë edhe më shumë shije, ne ofrojmë mbi 100 lloje djathërash të kualitetit premium nga shtetet e ndryshme evropiane.
Zgjedhje të shumta të djathërave të markës President, Galibani me traditë shumë vjeçare në prodhimin e djathit.
Mos harroni, të gjtha aksionet dhe ofertat e ndryshme të cilat mund ti shfrytëzoni për të pasur një drekë të begatë festive mund t’i gjeni në fletushkën online: http://albigroup.com/fletushka
Nga vendi i familjes tuaj për familjen tuaj, ju urojmë “Me fat Bajrami”!