Telegrafi

Bakket: FMN ju mundëson zhvillim ekonomik

Drejtori Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Age Bakker, tha se anëtarësimi në FMN i hap rruge zhvillimit te vendit, pas një takimi me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala.

Ai tha se Kosova tashmë duhet të angazhohet më shumë dhe të bëjë përpjekje që ekonomia e saj të forcohet në mënyrë që të ngrihet në këmbët e saja edhe financiarisht. 

“Anëtarësimi i Kosovës në këtë mekanizëm është një mesazh i mirë edhe për investitorët e huaj, pasi tregon se në Kosovë ka stabilitet ekonomik e financiar”, tha ministri i Ekonomise dhe Financave Ahmet Shala.

Gjate qershorit një delegacion kosovar do të udhëtojë për në Uashington për të nënshkruar pranimin e Kosovës në këto dy organizma. /Telegrafi/