Tallja e vazhdueshme e bashkëmoshatarëve në shkollën fillore dhe më pas në atë të mesme do të ishte frymëzimi i saj për të ndryshuar krejtësisht.
Bakhar Nabieva, një modele azero-ukrainase, është sot femra me më shumë muskuj në këmbë.
23-vjeçarja rrëfen se kur ishte në gjimnaz dhe në shkollën fillore e tallnin vajzat dhe djemtë bashkëmoshatarë për këmbët e saj të holla.
“Kjo ishte nxitja që të punoja fort në palestër për të arritur këtë që kam arritur sot”, ka thënë ajo, citon TCH.
Veç instruktores së palestrës, Bahktar ka qenë pjesë e disa spoteve reklamuese për atlete.
Po ashtu, ajo ka reklamuar edhe veshje të ndryshime sportive, madje edhe të brendshmeve.
Qëllimi i saj ka qenë ekspozimi i muskujve të kofshëve që do t’i kishte zili edhe futbollisti më i zellshëm në trajnim.
Nabieva numëron mbi 1.5 milion ndjekës në Instagram.