Tiemoue Bakayoko i është kundërpërgjigjur Gennaro Gattusos.
Trajneri i Milanit dhe mesfushori francez kishin një zënkë verbale në mes të ndeshjes ndaj Bolgonas, dje (e hënë).
Italiani ishte tejet i acaruar në francezin që ishte në stol, gjersa ky i fundit ka dhënë versionin e tij se çfarë ndodhi.
“Kur u riktheva që të ulesha në stol, trajneri më tha fjalë që nuk i prisja”, ka thënë pas ndeshjes francezi.
“Unë nuk kam bërë asgjë, por që i kam përsëritur fjalët ë tij, asgjë më shumë.”, ka përfunduar Bakayoko.
Milani e mposhti Bolgonan 2 me 1 për të kaluar në vendin e pestë në Serie A. /Telegrafi/