Site icon Telegrafi

Bakayoko i gatshëm të kthehet te Milani, do ta zvogëlojë edhe pagën e tij

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko, raportohet se do të pranojë një ulje page, vetëm që të kthehet te Milani këtë verë.

Francezi ka folur shpesh për dashurinë e tij për kuqezinjtë, duke u folur për një rikthim në San Siro, pas një huazime te AS Monaco.

Tuttosport shkruan se 25-vjeçari do të jetë i gatshëm të ulë pagën e tij aktuale prej 3.5 milionë vjit, në 3 milionë euro për kuqezinjtë.

Kessie dhe Bakayoko gjatë një dueli me sulmuesin e Genoas, Christian Kouame (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Bakayoko kaloi sezonin 2018-19 si huazim te Milani dhe nuk e ka fshehur faktin se ai do të dëshironte të bashkohej përsëri me klubin nga Serie A.

Në të njëjtën kohë, La Gazzetta dello Sport shkruan se Milani po punon për një marrëveshje me Chelsean, pasi edhe klubi e do rikthimin e Bakayokos. /Telegrafi/

Exit mobile version