Telegrafi

Bakayoko i etur për t’u bashkuar me PSG-në

Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo është i gatshëm të bëjë një lëvizje formale për mesfushorin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko, ndërsa edhe lojtarit i pëlqen ideja për të luajtur te klubi francez.

Sipas mediumit Le Parisien, Leonardo dëshiron të gjejë një shtesë të re në mesfushë dhe Bakayoko kryeson listën e tij të dëshirave.

Mesfushori francez është në dispozicion nga Chelsea pasi Milani nuk vendosi për blerjen përfundimtare të tij pas huazimit sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu PSG dhe Unitedi në 'luftë' për Bakayokon  

Leonardo nënshkroi Bakayokon për Rossonerët verën e kaluar, ndërsa tani dëshiron ta sjellë atë në Paris.

Nga ana e tij, mesfushori gjithashtu ka deklaruar këtë muaj se do të ishte i hapur të transferohet te PSG.

Bakayoko nuk e ble nga Milani! (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Po, natyrisht do të doja të luaja në Paris, nuk mund të gënjej për këtë, kjo do të thotë shumë për mua dhe për të dashurit e mi”.

“Leonardo më mori në Milano, është ai që më ka lejuar të kthehem në nivelin tim duke më besuar”.

“PSG është klubi im i zemrës, është qyteti im. Jam i sigurt se do të bëjë një punë të mirë”, ka thënë Bakayoko. /Telegrafi/