Telegrafi

Bakalli për protestat e vitit 1981: Policët nga Serbia erdhën pa lejen tonë (Video)

Mahmut Bakalli, kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës në dokumentarin e realizuar nga gazetarët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu ishte rrëfyer edhe për protestat e vitit 1981 në Kosovë.

“Ne e bëmë një plan të gjendjes së krizës në Prishtinë dhe vet kam propozuar dhe njëkohësisht kam konkluduar që policia jonë nuk guxon të mbajë me vete në armët e tyre plumba.

Ngjarja e vet mensës së studentëve është e mundur që ka qenë spontane, mos kënaqësia momentale me gjendjen në restorantin e studentëve.

Por prej ditës së nesërme ajo ka qenë veç tjetër gjë. Aty janë bashkëngjit të gjitha grupet ilegale, më kanë thirr mu dhe kanë thënë se ne po ndërhyjmë por unë kam qenë tepër decidiv dhe këmbëngulës se ata nuk duhet të ndërhyjnë.

E para se ne vet mund t’i rregullojmë me policinë tonë situatën.

E dyta nuk dua të thej parimet kushtetutore, sepse sipas kushtetutës së vitit 1974 Policia e Serbisë s’ka çka të kërkoj në territorin e Kosovës.

Ata kanë qenë aq shumë brutal sa që ka qenë nevoja që çdo hap me intervenu kundër brutalitetit të tyre, sidomos në qendrën studentore por edhe në tërësi në rrugë”, ka thënë Bakalli.