Site icon Telegrafi

Bakaj: Messi ishte i pandalshëm

Bakaj ishte pjesë e kuqezinjve që arritën një rezultat “pozitiv” duke u mposhtur vetëm me rezultat 4-0 nga njëra prej kombëtareve më të fuqishme në botë, ajo e Argjentinës, në miqësoren e javës së kaluar.

Renato Arapi duke tentuar ta ndalojë Lionel Messi (Foto: Reuters)

“Unë nuk kam parë një lojtar më të shpejtë se sa Messi, thjesht ishte i papërmbajtshëm. Kjo ishte një gjë shumë e keqe për ne, pasi kur ai kishte topin në këmbë, ishte e pamundur që ta frenoje. Në thelb, ishte i pandalshëm”, ka thënë shqiptari për sportiven rumune “ProSport”. /Telegrafi/

Exit mobile version