Partia Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar Bajrush Xhemajlin si nënkryetar organizativ.
Këtë njoftim e kanë dhënë pas Konventës, në të cilën kanë bërë edhe disa ndryshime në Kryesi.
Xhemajli më herët kishte qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe Kryetar i Komunës së Ferizajt. Mirëpo, dha dorëheqje kur kishte shkaktuar një aksident më 21 maj të vitit 2009 që pasojë kishte vdekjen e të riut Labinot Rrustemi.
Xhemajli ishte dënuar me dy vite burgim.