Site icon Telegrafi

Bajrush Mjaku fiton “International Ibsen Scholarship 2009”

Projekti Mjakut për inskenimin e Peer Gynt-it në gjuhën shqipe ka fituar, bashkë me katër projekte të tjera nga vende të ndryshme të botës, ka fituar në një konkurrencë të ashpër në të cilën kanë garuar mbi 50 artistë dhe kompani nga e mbarë bota.

The International Ibsen Scholarship është themeluar nga Parlamenti Norvegjez në vitin 2007 bashkë edhe me dy çmime të tjera: “International Award” dhe “National Award”.

Pos Mjakut nga Maqedonia, fitues të International Ibsen Scholarship 2009 janë edhe katër projekte tjera nga Egjipti, Turqia dhe Zambia.

Projekti i Mjakut për Peer Gynt-in është projekt ballkanik që përfshinë artistë e kompani nga i tërë regjioni.

Fituese e “International Award” sivjet është regjisorja e njohur që jeton dhe punon në Francë Ariane Mnouchkine. Ndërkohë që, këtë çmim vjet e ka fituar regjisori i famshëm Peter Brook.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve që u mbajt para pak ditësh në Skien (vendlindja e Ibsenit) të Norvegjisë, përpos Bajrush Mjakut, ishte e pranishëm edhe Drejtorit Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës Jeton Neziraj.

Projekti për Peer Gynt-in në gjuhën shqipe do të filloj së realizuari në fillim të vitit 2010. /Telegrafi/

Exit mobile version