Site icon Telegrafi

Bajrami vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë, ku është pritur nga drejtoresha e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, Nezahat Ramadani Salihu.

Në njoftim thuhet se ministrja Bajrami ka përcjellë urimet e saj për fëmijët e SOS Fshatrave dhe të gjithë fëmijët e Kosovës, ndërsa ka falënderuar drejtoreshën dhe menaxhmentin për punën e madhe që kanë bërë dhe po bëjnë për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

Drejtoresha Salihu e ka informuar ministren Bajrami për punën që bëhet në SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe projektet e shumta nga të cilat përfitojnë fëmijët banues, por edhe ata që përkrahen përmes projekteve të fuqizimit të familjes.

Gjatë takimit u bisedua edhe për anën financiare dhe nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, si dhe për arsimimin e fëmijëve banues në SOS Fshatra./Telegrafi/

Exit mobile version