Site icon Telegrafi

Bajrami tregon se si LDK-ja synon ta rris buxhetin e Kosovës në 3 miliardë dollarë

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se konkurrenca e lirë është parakusht për zhvillimin ekonomik.

Bajrami, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se premtimi i LDK-së rritje të buxhetit në tre miliardë euro është shumë i arritshëm.

“Ne mbështesim dhe promovojmë zhvillimin e sektorit privat për dallim nga disa parti që synojnë të mbështesin zhvillimin ekonomik nga ndërmarrjet publike dhe ato që ende nuk janë privatizuar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se në sektorin privat janë të punësuar 209 mijë persona.

Ajo thotë se rritja ekonomike nëse bëhet çdo vit nga 6 %, buxheti mund të bëhet tre miliardë euro.

“Ne kemi marrë qeverisjen në vitin 2014 me rritje ekonomike 1% ndërsa e kemi ngritur në 4%. Nga ato vite rritja ekonomike ka stagnuar”.

Bajrami thotë se rritja ekonomike do të bëhet edhe nga sundimi i ligjit pasi sipas saj investimet e huaja varen direkt nga stabiliteti i shtetit.

Lexo po ashtu Gashi: Qeveria e drejtuar nga LDK nuk synon të ketë më shumë se 12 ministri

Ajo thotë se në Kosovë ka monopole dhe kompani që u falen borxhe, e sipas saj këto kanë ndikuar në rënien e investimeve të huaja.

“Ne do të largojmë monopolet, ndërsa në rastet e importimit të veturave të reja nga vendet e BE-së nuk do të ketë fare nevojë për homologim pasi kjo është plaçkë dhe shkelje e marrëveshjes së Asocim Stabilizimit”, tha ndër të tjera Hikmete Bajrami./Telegrafi/

Exit mobile version