Site icon Telegrafi

Bajrami, Thaçit: Mos ratifikimi i Demarkacionit, fundi i epokës suaj

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami i është drejtuar presidentit Thaçi me fjalët se “afera pronto pjesë e së cilës jeni edhe ju vetë po e minon Kosovën”.

Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se mos ratifikimi i demarkacionit, do të thotë fundi i epokës së Thaçit.

Postimi i plotë:

“z. President”,
Ja kush e po e minon Kosovën.
Pronto I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII etj, etj!!! Pjesë e së cilave jeni ju, kryetari i kuvendit e edhe të tjerët nga partia juaj.
Prandaj, mos ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, do të thotë fundi i epokës suaj dhe rifillimi i një të ardhme të ndritshme për shtetin tonë, për qytetarët tanë e sidomos për territorin e shtetit tonë.
‪#‎Nukdofalimtokë‬!

Exit mobile version